KRYEFAQJA » LAJME » Grabitje me armë në Korçë e Fier
Korçë, vritet një 30 vjeçar

Grabitje me armë në Korçë e Fier

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur në orët e para të mëngjesit të së hënës një biznes privat prodhime materialesh ndërtimi. Sipas njoftimit të policisë së Korçës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.35 në fshatin Bulgarec, rreth 3km larg qytetit të Korçës në aksin nacional Korçë – Pogradec. Maskat pasi kanë lidhur rojen kanë hyrë në zyrën e biznesmenit Luan Larti dhe kanë mundur ti marrin kasafortën. Sipas të dhënave dyshohet se në kasafortë dyshohet të ketë pasur një sërë dokumentash si dhe ka qenë një shumë prej rreth 7oo mijë lekësh, xhiro e fundjavës. Dyshohet se personat që kanë kryer grabitjen të kanë pasur dijeni për vendndodhjen e kasafortës, dhe të biznesmenit. Ndërsa sot paradite rreth orës 10:45, një tjetër grabitje u raportua në Fier. Policia e këtij qarku bën të ditur se në lagjen “Apollonia”, në afërsi të shkollës “Dertliu”, dy persona të paidentifikuar, i kanë marrë nga dora çantën menaxherit të AZA Elektronik dhe janë larguar me shpejtësi. Dyshohet se në çantë kishte rreth 2 milion lekë dhe policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Sicred