KRYEFAQJA » LAJME » Grabitje me armë në Kamëz, një i vrarë dhe një i plagosur
Grabitje me armë në Kamëz, një i vrarë dhe një i plagosur

Grabitje me armë në Kamëz, një i vrarë dhe një i plagosur

Tentativa për të grabitur një minimarket në rrugën “OSBE” në Kamëz përfundoi me vrasjen e 52 vjeçarit Agim Buçit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buçi 44 vjeçe, të dy pronarë të dyqanit.
Policia tha se kanë qenë dy persona me maska të cilët janë futur me armë në market duke kërkuar të marrin paratë e xhiros mbrëmjen e të mërkurës. Por rezistenca e çiftit dhe përpleshja me grabitësit ka përfunduar në përdorimin e armëve prej agresorëve. Pronari i dyqanit, Agim Buçi, baba i tre vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur mbledhjen e provave materiale, si dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit . Në një reagim për ngjarjen policia bën me dije se janë shoqëruar deri tani 13 persona të dyshuar që po verifikohen si autorë të mundshëm. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacione që ndihmojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sicred