KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja në segmentin Kashar-Rinas; Zbulohen dy tenxhere me kartmonedha
tenxhere, groposura, parate ne tenxhere, qese, grabitja ne rinas

Grabitja në segmentin Kashar-Rinas; Zbulohen dy tenxhere me kartmonedha

Grabitësit e parave të bankës së nivelit të dytë në segmentin Kashar Rinas janë kujdesur në detaj edhe për fshehjen e shumave monetare. Gjurmimi i telefonave të grabitësve e ka cuar policinë në qytetin e Vlorës ku mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar kontrolle për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje. Nga kontrolli I disa banesave , policia ka mundur të zbulojë të groposura në dy tenxhere me presion, kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro. Paratë janë gjetur pranë banesës së Neim Avdulajt, i cili u arrestua dje nga policia së bashku me tre bashkëpunëtorët e tjerë, ndërsa dy janë ende në kërkim. Policia është rikthyer në Vorë për të tjera kërkime dhe në servisin e familjes Murataj, njërit prej personave të shpallur në kërkim u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj. Deri tani janë gjetur dhe sekuestruar nga policia rreth 1.5 mln dollarë nga 3.2 mln , që u grabitën nga banda.

Sicred