KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja në Qafë Kashar, arrestohet organizatori Jetmir Çerpija
Grabitja e Rinasit, ndalohen edhe dy persona

Grabitja në Qafë Kashar, arrestohet organizatori Jetmir Çerpija

Policia ka arrestuar Jetmir Çerpijan, i cili dyshohet si organizuesi i grabitjes së 3.2 milion dollareve të një banke të nivelit të dytë. Mësohet se Çerpija është arrestuar në zonën e Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim si një prej autorëve të grabitjes në Qafe Kashar të enjten e kaluar në kohën kur vlera monetare e bankës po transportohej ne Rinas. Për gjetjen e tij, policia e pati zhvendosur operacionin e kërkimit në keto zona, pasi ishte informuar se Çerpija ishte larguar pas grabitjes së ndodhur mesditën e 9 shkurtit. Foton e tij policia e shpërndau në të gjitha komisariatet e vendit dhe në pikat e kalimit kufitare.

Policia ka shpallur në kërkim edhe të arratisurin nga burgu i Trikallas në Greqi, Admir Murataj, që dyshohet si kreu i bandës së grabitësve të bankave.

Sicred