KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja e Rinasit, ndalohen edhe dy persona
Grabitja e Rinasit, ndalohen edhe dy persona

Grabitja e Rinasit, ndalohen edhe dy persona

Policia ka vendosur në pranga edhe dy persona të tjerë që aj dyshon se janë përfshirë në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve më 9 shkurt të këtij viti në rrugën e Rinasit. Të arrestuarit janë Aleksandër Murataj 41 vjeç, dhe Dritan Sinani 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Aleksandër Murataj është vëllai i të dyshuarit kryesor si kreu i grupit të grabitësve të parave në segmentin Qafë Kashar-Rinas, Admir Murataj, ndërsa Dritan Sinani është njëri nga personat që ka sulmuar blindat në momentin e grabitjeve. Deri tani është gjetur një pjesë e parave të grabitura në Vorë tek servisi i familjes Murataj në një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë dhe në Vorë në një tenxhere me presion.
Me arrestimin e Muratajt dhe Sinanit shkon në 8 numri i personave që janë vendosur në pranga nga banda e grabitësve në rrugën e Rinasit, ndërsa kreut i bandës dhe persona të tjerë janë ende në kërkim për grabitjet. Ky grup kriminal në më pak se dy vite grabiti 7 milionë euro në aksin Tiranë-Rinas, teksa në grabitjen e fundit të 9 shkurtit u morën rreth 3.2 mln dollarë nga një bankë e nivelit të dytë.

Sicred