KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja e Hipotekës, ndalohen rojet e objektit dhe sigurisë

Grabitja e Hipotekës, ndalohen rojet e objektit dhe sigurisë

Policia e Tiranës njoftoi se ka ndaluar dy persona pasi një ditë më parë zyrat e hipotekës së Tiranës u tronditën nga një grabitje. Por sipas njoftimit bëhet fjalë për ndalimin e rojes së objektit dhe përgjegjësi i sigurisë së sallës. Ata akuzohen për mosveprim në momentin kur autori hyri në ambientet e Hipotekës dhe nën kërcënimin e armëve grabiti rreth 500 mijë lekë të rinj. Edhe pse në duart e grupit hetimor janë disa pamje filmike të marra nga kamerat e sigurisë të pallateve në vendin ku ndodhi ngjarja, policia nuk ka ende të dyshuar konkret. Një ditë më parë policia njoftoi se pre e grabitjes kishte rënë filiali i Postës Shqiptare, por sot ajo konfirmoi se sporteli i përkiste një banke të nivelit të dytë.

Sicred