KRYEFAQJA » LAJME » Grabitet një pikë karburanti në aksin kombëtar Korçë-Bilisht

Grabitet një pikë karburanti në aksin kombëtar Korçë-Bilisht

Një grabitje me armë ndodhi paraditen e të premtes në një pikë karburanti në aksin kombëtar Korcë -Bilisht ku një grup personash rrëmbyen një shumë lekësh në kasafortën e biznesit. 3 persona me makinën e tyre kanë ndaluar tek pompa e furnizimit të karburantit dhe pasi punonjësi ka dalë ata e kanë dhunuar duke e mbyllur në tualetin e pikës së karburantit. Të maskuar dhe me armë personat kanë arritur deri tek kasaforta dhe kanë nisur ta hapin por zhurmat kanë shqetësuar një prej familjeve në afërsi të pikës se karburantit. Burimet policore sqarojnë se janë sinjalizuar pikërisht nga kjo familje për grabitjen, dhe menjëherë ata janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Në momentin që kanë mbërritur janë përballur me një shkëmbim zjarri me grabitësit të cilët kanë mundur të largohen me automjetin e tyre. Pas ngjarjes pika të shumta kontrolli janë ngritur në pjesë të ndryshme të segmentit rrugor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, Ndersa ende nuk është bërë e ditur shuma e parave që grabitësit kanë mundur të marrin nga kasaforta e karburantit. Në 5 muajt e fundit numërohen më shumë se 10 grabitje karburantesh dhe të gjitha të kryera gjatë natës. Gjatë 5 viteve të fundit janë rreth 175 pika karburantesh të grabitura, ndërkohë që policia ka arritur të zbardhë vetëm 40% të këtyre ngjarjeve.

Sicred