KRYEFAQJA » LAJME » Gorishovë, ndotja nga nafta po dëmton shëndetin e banorëve dhe mjedisin

Gorishovë, ndotja nga nafta po dëmton shëndetin e banorëve dhe mjedisin

Ndotja nga nafta është kthyer në problemin kryesor për banorët e fshatit të Gorishovës në njësinë administrative Cakran të Bashkisë Fier. Prej vitesh ujërat e përroit që kalon përmes fshatit ndoten nga mbetjet e naftës që shkarkohen aty nga zonat përreth ku është zhvilluar industria e nxjerrjes së hidrokarureve. Kjo ndotje po sjell dëme jo vetëm në mjedis, por edhe në shëndetin e banorëve. Ata ankohen se kjo ndotje e përhershme po kthehet në vrasatare për shëndetin e tyre.
Por banorët e Gorishovës po përballen prej vitesh me dëme të pariparueshme edhe në frutikulturë. Dhjetëra familje kanë fituar të drejtën e dëmshpërblimit për ullinjtë që janë kthyer në jo prodhues prej vitesh si pasojë e ndotjes nga mbetjet e naftës dhe gazrat helmues që çlirohen nga hidrokaburet.

Sicred