KRYEFAQJA » LAJME » Google zbulon sozinë e sistemit tonë diellor

Google zbulon sozinë e sistemit tonë diellor

Ashtu siç paralajmëroi që në fillim të javës, shkencëtarët e NASA-s dolën për të dhënë “lajmin e madh”. Bëhet fjalë për zbulimin e një sistemi diellor thuajse identik me sistemin tonë. Zbulimi është realizuar duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale të Google. Bëhet fjalë për sistemin Kepler-90. Ylli i këtij sistemi është i ngjashëm me Diellin tonë, e po ashtu edhe dy planetet e vëzhguar deri më tani sugjerojnë, sipas NASA-s, se në këtë sistem orbitojnë po aq planete sa në sistemin tonë. Kepler -90 dhe sistemi i tij ishin zbuluar prej vitesh, por zbulimi i madh është gjetja në të e dy planetëve krejtësisht të rinj dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për ta bërë këtë. Kjo, thotë NASA, sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planete të tjerë, e me gjasa edhe nga ata që orbitojnë në atë që njihet si “zona e jetës”, larg yllit të vet mjaftueshëm për të mos qenë top zjarri dhe afër mjaftueshëm sa për të mos qenë i akullt.

Sicred