KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Google, investime mbi inteligjencën artificiale
Google premtoi transparencë dhe mbështetje për viktimat e ngacmimeve seksuale

Google, investime mbi inteligjencën artificiale

Google ka njoftuar se po zgjeron përpjekjet e saj në fushën e kërkim mbi inteligjencën artificiale. Gjigandi i internetit do krijojë një qendër të re kërkimi në Francë për të bërë zbulime mbi inteligjencën artificiale. Google thotë se puna e ekipit do të publikohet dhe çdo kod që prodhon do të jetë burim i hapur. Gjithashtu kompania përpos krijimit të një ekipi në Google France do të zgjerojë forcën e saj të punës me 50% si edhe hapjen e 4 qendrave që do të ofrojnë trajnime falas për shkrim-leximin dixhital për banorët e Francës. Inteligjenca artificiale ka qenë një teme me interes për udhëheqësit francezë. Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur padurimin për të kthyer Francën në një lider në inovacionin e inteligjencës artificiale dhe pritet që njoftojë së shpejti një strategji kombëtare. Grupi do të investojë 10 milionë euro deri në vitin 2022 për të përshpejtuar inteligjencën artificiale në Francë.

Sicred