KRYEFAQJA » LAJME » Goli i Christiano Ronaldos, më i bukuri i sezonit
Goli i Christiano Ronaldos, më i bukuri i sezonit

Goli i Christiano Ronaldos, më i bukuri i sezonit

Ndodh në jo pak raste që jeta të rezultojë ironike për njerëzit dhe kështu ka ndodhur edhe me Kristiano Ronaldon. Kjo sepse goli i portugezit gjatë sezonit të shkuar të Ligës së Kampioneve është përzgjedhur nga organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, si goli i sezonit. Ironik është fakti që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” e ka shënuar këtë gol pikërisht ndaj klubit të tij aktual, Juventusit. Goditja spektakolare e portugezit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, që u duartrokit edhe nga tifozëet e skuadrës kundërshtare, që pak muaj më vonë do të bëhej skuadra e tij e dominoi votimin për këtë çmim simbolik. Goli i portugezit mori 200,000  vota nga 346,915 që ishin gjithsej, ndërsa Ronaldo i bashkohet në këtë listë shokut të tij të skuadrës së Juventusit, Mario Mandxhukiç, që e fitoi atë një sezon më parë me një gol pikërisht kundër Realit të Madridit. Dy edicionet e para të këtij çmimi, në sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016, i ka fituar Lionel Mesi. Sa i përket edicionit aktual pas Kristiano Ronaldos, u rendit goli i Dimitri Pajesë në fitoren 5-2 të Olimpikut të Marsejës në Ligën e Evropës kundër Lajpcigut, ndërsa vendin e 3-të e mori Eva Navarro me golin e saj në fitoren e Spanjës në finalen e Evropianit të Nën-17-vjeçareve, kundër Gjermanisë. Shpallja e golit të Kristiano Ronaldos si më i bukuri i sezonit të shkuar është përshëndetur edhe nga klubi i Juventusit.

Sicred