KRYEFAQJA » LAJME » Golat nga goditjet e këndit, sfidë gjeometrisë

Golat nga goditjet e këndit, sfidë gjeometrisë

Është cilësuar shpesh si një gjysmë gol, apo si një goditje e lirë, ndonëse në pozicion më të pavolitshëm. Për këtë arsye, goditja e këndit është një pjesë shumë e rëndësishme e lojës së futbollit. Ndonëse në shumicën e rasteve mund të ndodhë që shkohet dëm, kjo nuk vlen në rastin e lojtarëve që na propozon kjo kronikë. Ata e kanë parë goditjen e këndit si një mundësi të artë për të provuar direkt portën, për ta gjetur golin padyshim nga një kënd që sfidon edhe gjeometrinë. Natyrisht, ata janë të rrallë dhe golat e shënuar prej tyre nga goditjet e këndit janë fryt i orëve të pafundme shtesë në stërvitje vetëm për këtë qëllim. Duhet theksuar këtu se shpesh në shënimin e këtyre golave nga këndi, këta lojtarë kanë patur shpesh si aleatë vendosjen e gabuar të portierit kundërshtar, por edhe shtyllat.

Sicred