KRYEFAQJA » LAJME » Goditet grupi për prostitucion dhe përdorim droge
Goditet grupi për prostitucion dhe përdorim droge

Goditet grupi për prostitucion dhe përdorim droge

11 persona kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shfrytëzimit prostitucioni, mes tyre edhe një polic, bën të ditur policia e Tiranës. Sipas drejtorit të saj Ervin Hodaj edhe për 10 shtetas të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Zoti Hodaj tha se ky grup kriminal dyshohet se në “kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar dhe ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi femrat e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Shuma për çdo klient shkonte nga 50-150 euro. Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej përmes aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtronin prostitucion në hotele dhe ambjente të tjera. Dyshohet se grupi në disa raste ka siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë të cilën ua shisnin klientëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa doza dhe mjetet e përdorimit të tyre, si dhe janë sekustruar tre automjete taksi, aparate telefoni, 50 mijë lekë të reja. Femrat e shfrytëzuara për prostitucion gjatë kësaj periudhe do trajtohen pranë një strehëze pritëse me qëllim rehabilitimin dhe nxjerrjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi. Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Sicred