KRYEFAQJA » LAJME » Goditet banesa e familjes së gazetares Lala
Familja e gazetares Lala merret në mbrojtje

Goditet banesa e familjes së gazetares Lala

Banesa e babait të gazetares së kronikës së zezë në televizionin News24 Klodiana Lala është sulmuar me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Lajmi është konfirmuar nga vetë televizioni, ndërsa policia e ka identifikuar si banesa e shtetasit A L 64 vjeç. Sipas tyre banesa është goditur nga jashtë dhe duken qartë shenjat e plumbave. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Lala njihet si nga gazetaret dhe analistet më aktive të kronikës së zezë në Shqipëri. Banesa e babait të saj ndodhet në Rrugën “Shkëndija”, pranë Rinasit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncoi me forcë sulmin e kryer në banesën e reporteres së njohur Klodiana Lala në mëngjesin e ditës së sotme. Vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të UGSH-së se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.
UGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri.
“Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët” mbyllet deklarata e UGSH e publikuar në Fejsbuk.
Sicred