KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Goditet ambasada amerikane në Ankara

Goditet ambasada amerikane në Ankara

Një person i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të Ambasadës së SHBA në kryeqytetin turk, Ankara. Ngjarja ka ndodhur në orën 5:00 të mëngjesit, sipas orës lokale. Sipas dëshmive person qëlloi ndërsa po udhëtonte me një automjet. Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por është dëmtuar vetëm një dritare e godinës së ambasadës së SHBA. Ende nuk është identifikuar mjeti me të cilin u krye sulmi.
Ngjarja ndodh në një kohë kur marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s, SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara për shkak të arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson në Turqi. Brunson akuzohet se ka ndihmuar në përpjekjen e grushtit të shtetit të 2016 dhe përballet me një dënim të mundshëm me 35 vjet heqje lirie.
SH.B.A-së ka vendosur sanksione ndaj Ministrave turk të Drejtësisë dhe të Brendshëm, ndërsa presidenti i SHBA Donald Trump nxiti rritjen e tarifave për importin e aluminit dhe çelikut të vendit.
Presioni ekonomik çoi në një zhvlerësim të pashembullt të monedhës kombëtare turke, lirës. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Uashingtonin për sulme të qëllimshme ndaj ekonomisë së Ankarasë dhe i kërkoi popullit të tij të heqë dollarin në favor të lirës.

Sicred