KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarja Xhaxho drejt kalimit të vetingut
Gjyqtarja Xhaxho drejt kalimit të vetingut

Gjyqtarja Xhaxho drejt kalimit të vetingut

Sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli gjyqtarja e Tiranes Manjola Xhaxho. Gjyqtarja është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndaj ju nënshtrua Vettingut me përparësi. Rezultoi sipas hetimit 6 mujor të Komisionit të Pavarur se Zonja Xhaxho nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka asnjë pronë të rregjistruar në emër të saj. Gjyqtarja Xhaxho rezulton pa masa disiplinore dhe pa asnjë shkelje në drejtimin e proceseve të ndryshme gjyqësore. Nëse gjyqtarja e Tiranës kalon Vettingun do të jetë e dyta pas Vitore Tushës që konfirmohet në detyrë. Ajo pas Vettingut do të kërkojë votën e gjyqtarëve në Këshillin Gjyqësor për të qenë anëtare e qeverisë se re të gjyqësorit. Para trupës së Vettingut zonja Xhaxho u mbrojt vetë dhe pa avokat.

Sicred