KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarja Majlinda Andrea do të gjykohet normalisht për akuzën për korrupsion
majlinada andrea, gjyqtare, gjykohet normalisht, korrupsion

Gjyqtarja Majlinda Andrea do të gjykohet normalisht për akuzën për korrupsion

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea e akuzuar për korrupsion do të vijojë procesin në gjykim normal. Pesëshja e gjyqtarëve që por shqyrtojnë këtë çështje ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, që do të sillte automatikisht edhe veçimin e dosjes për bashkëshortin e saj. Prokuroria paraqiti nw kwtw seancw listën me 10 dëshmitarë mes të cilëve edhe dy gjyqtarë të kësaj gjykate Artan Broci dhe Admir Thanëza, të cilët rezultojnë të kenë qenë pjesë e trupës gjyqësore të procesit civil që është duke u hetuar. Gjykata e lartë ka shtyre seancën për të hënën ku do te shprehet ne lidhje me dëshmitarët por edhe për ndryshimin e masën për të pandehurin e arrestuar Ilia Çabiri, sipas kërkesës së avokatit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sicred