KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarja e Kushtetueses Xhoxhaj, dështon në kalimin e procesit të Vetting-ut
Gjyqtarja e Kushtetueses Xhoxhaj, dështon në kalimin e procesit të Vetting-ut

Gjyqtarja e Kushtetueses Xhoxhaj, dështon në kalimin e procesit të Vetting-ut

8 ditë kohë mori komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të shqyrtuar pasurinë e gjyqtares së Kushtetueses dhe vetëm 3 minuta për të deklaruar vendimin për të. Altina Xhoxhaj nuk e kalon procesin e Vettingut. Vetë Xhoxhaj nuk ishte e pranishme në sallë, ndërsa në dalje avokatja e gjyqtares tha se ky vendim do të apelohet. Vettingu e nxorri me probleme gjyqtaren e rradhës së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, tha se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë, burimin e një pjese të parave për blerjen e një shtëpie në Gjirin e Lalëzit dhe një sipërfaqe trualli prej 100 m2 në këtë zonë turistike. Gjithashtu, për KPK deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë. Edhe në shqyrtimin profesional, KPK përmendi denoncimin e një shtetasi me inicialet B.C., i cili është dënuar nga babai i Altina Xhoxhajt, gjithashtu gjyqtar, por në Gjykatën e Apelit. Ky shtetas është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, ku çështja e tij është shqyrtuar nga pikërisht nga Altina Xhoxhaj. E vetmja që ka kaluar vettingun nga trupa e gjykatës Kushtetuese deri më tani është Vitore Tusha ndërsa Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë qëu shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive. Po sot KPK dha vendimin për Prokuroren e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj e cila i ka shpëtuar sitës së vettingut dhe është rikonfirmuar në detyrën e saj.

Sicred