KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion kërkon pafajësi

Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion kërkon pafajësi

Majlinda Andrea, gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë, ka kërkuar të enjten pafajësi në proçesin që po zhvillohet ndaj saj në këtë gjykatë. Ajo akuzohet për korrupsion pasi ka marrë 50 mijë euro në shkëmbim të dhënies të një vendimi për kthim prone në Butrint në favor të ish pronarëve. Bashkë me të, për të njëjtën çështje, është akuzuar edhe bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, një ish zyrtar i lartë i parlamentit, si dhe Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Të gjithë ata kërkuan pafajësi.
Më parë Prokuroria e Përgjithshmë kishte paraqitur konkluzionet përfundimtare. Organi akuzës kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve dhe dënimin e tyre me 4 vite burg për gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj 5 vite, si dhe sekuestrimin e shumes prej 50 mije euro të perfituar nga korrupsioni. Vendimi pritet të jepet në 12 qershor.

Sicred