KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarit kushtetues Fatmir Hoxha në vetting
Gjyqtarit kushtetues Fatmir Hoxha drejt kualifikimit

Gjyqtarit kushtetues Fatmir Hoxha në vetting

Gjyqtari kushtetues Fatmir Hoxha nuk u paraqit vetë para trupës gjykuese në Komisionin e Vettingut, por u mbrojt me avokat. Ky i fundit arsyetoi para gjyqtarëve se pasuria e klientit të tij është korrekte. Por nuk mendon kështu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, sipas të cilit gjyqtari i lartë nuk justifikon një shumë parash që i përket periudhës së vitit 2003.
Pas seancës gjyqësore avokati tha se klienti i tij disponon vetëm një apartament në Tiranë të blerë me kredi. Për shumën e pajustifikuar të parave avokati i gjyqtarit tha se janë para të mbledhura nga shitja e një banese në Shkodër, përpara se Fatmir Hoxha të transferohej në Tiranë për të marrë detyrën e gjyqtarit kushtetues.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të japë vendimin për Hoxhen pas tre ditësh, kohë që do të vlejë për të llogaritur edhe një herë të dhënat financiare të gjyqtarit dhe pretendimet e shfaqura nga avokati i tij.
Gjyqtari Kushtetues Fatmir Hoxha iu nënshtrua procesit të kontrollit me përparësi. Ai është anëtari i katërt i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut. Kjo gjykatë është në vështirësi për shkak se nuk arrin kuorumin ligjor për zhvillimin e sencave. Dy anëtarë të saj janë skualifikuar nga vetingu, një i është nënshtruar një hetim nga prokuroria dhe vetëm një ka kaluar procesin. Gjyqtarët e tjerë pritet ti nënshtrohen vetingut.

Sicred