KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtari Islamaj dhe prokuori Prençi konfirmohen në detyrë
Gjyqtari Islamaj dhe prokuori Prençi konfirmohen në detyrë

Gjyqtari Islamaj dhe prokuori Prençi konfirmohen në detyrë

Konfirmohen në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi. Vendimet u dhanë të enjten nga dy trupa gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ata morën në shqyrtim hetimin e pasurisë, profesionalizmit dhe lidhjeve të mundshme të këtyre dy magjistratëve me krimin e organizuar.
Me vendimet e sotme shkon në 7 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë konfirmuar në detyre nga Komisionet e Vettingut. Gjyqtarët dhe prokurorët e konfirmuar janë kandidatë për këshillat e reja të gjyqësorit dhe për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ata u hetuan me përparësi gjatë gjashtë muajve të fundit, pikërisht për të vlerësuar në tërësi figurën e tyre.
Të premten para Komisionit të Kualifikimit do të dalë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Gjykata Kushtetuese për shkak të pasojave të “Vettingut” rezulton jashtë funksionit juridik. Nga katër anëtarë të kësaj gjykate që i janë nënshtruar Vettingut, vetëm Vitore Tusha ia doli të konfiromhet. Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari janë gjyqtarët e fundit që kanë mbetur në detyrë ende, pa ju nënshtruar kontrollit.

Sicred