KRYEFAQJA » LAJME » Rivlerësimi i gjytarëve nis me Fatos Lulon

Rivlerësimi i gjytarëve nis me Fatos Lulon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur proçesin e rivlerësimit të gjyqtarëve. E para që u zhvillua ishte seanca dëgjimore për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Vetë Lulo nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati Ardian Visha.

Akuza kryesore që rëndon mbi Lulon është mungesa e burimeve financiare të pasurisë si dhe deklarim i rremë i pasurisë në ILDKPI. Lulo ka një depozitë financiare prej 480 mijë dollarësh në Kanada, një shtëpi në Kanada, apartament në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet, zyrë tek rrugën “Ismail Qemali” dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë.

Avokati i Lulos hedh poshtë akuzën pasi sipas tij në deklarimet e ILDKP-së, nuk janë marrë parasysh të ardhurat kur Lulo ka qenë avokat dhe as të ardhurat e dhuruara nga motra e tij. Pas një ore seancë dëgjimore, trupa gjykuese e përbërë prej Genta Tafas, Brunilda Bekteshit dhe Etleda Ciftjas, ka vendosur që vendimi final për gjyqtarin Fatos Lulo të jepet të premten e 23 Marsit në orën 11. Ndërkohë një ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i dorëhequr pak javë më parë.

Sicred