KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtari Artan Laze në filtrin e vetingut
Shkarkohet gjykatësi Laze, rezultoi me deklarime të pasakta financiare

Gjyqtari Artan Laze në filtrin e vetingut

Gjyqtari Artan Laze kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por edhe ish anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve doli sot para një trupe gjykuese në shkallën e parë të “Vettingut”. Gjyqtari është hetuar sipas trupës gjykuese vetëm për kriterin e pasurisë, çka e bëri avokatin e tij të kërkoje përjashtimin e gjykatësve. Sipas avokatit ligji detyron kontroll për pasurinë, për figurën profesionale dhe për lidhjet e mundshme me botën e krimit. Trupa gjykuese do të vendose në datën 2 korrik nëse do të pranoje kërkesën e avokatit, e po këtë datë do të mesohet edhe rezultati i hetimit të pasurisë së Zotit Laze. Sipas raportit të Inspektoriatit të Kontrollit të Pasurisë gjyqtari i Tiranës do të duhet të justifikoje para “Vettingut” të ardhurat financiare dhe burimin e tyre. Rezulton gjithashtu se gjyqtari Artan Laze është një nga njerëzit e gjyqësorit të cilit ambasada Amerikane i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Nëse do të konsiderohet refuzimi i vizës amerikane si një nga kriteret e vlerësimit të figures, atëherë gjyqtari rrezikon shkarkimin. Megjithatë vendimi përfundimtar do të mësohet të hënën, në datën 2 korrik.

Sicred