KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarët pro vettingut

Gjyqtarët pro vettingut

Më shumë se 200 gjyqtarë, të mbledhur dhe përfaqësuar nga një shoqatë, kanë kërkuar me çdo kusht interpretimin e disa ndryshimeve në ligjin për funksionimin e gjyqësorit, me paketën e re ligjore, atë të Vettingut. Erjon Bami, Kryetar i kësaj shoqate deklaron se në asnjë rast gjyqtarët skanë qënë kundër reformës në drejtësi. “Vettingu është diçka që do bëhet, që duhet të ishte bërë edhe më parë kjo nuk ka asnjë lloj diskutimi”. Por cilat janë nenet që presin të marrin një interpretim ligjor dhe kushtetues sipas Bamit? “Vlerësimin e pasurisë që kemi një ligj që në vitin 2000. Kemi vlerësimin profesional që është aktualisht dhe vlerësimin e figurës. Herën e fundit nuk është kërkuar gjë tjetër veçse ato gjëra që gjykata kushtetuese nuk i ka shprehur fare në arsyetimin e vet. Kushtetuta thotë se vetkontrolli i figurës së subjektit me persona të përfshirë në krimin e oraganizuar. Ligji ka thënë të bëhet verifikimi i figurës së subjektit të deklarimit me persona të përfshirë në krimin e organizuar ose të dyshuar”. Ai deklaron se çështja pritet të marr një zgjidhje në shtator ndërsa si shans të fundit ai propozon Strazburgun. “Nuk është shteti i parë që bën vettingun por Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në disa raste i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve”. Bami thotë se reforma në drejtësi, duhet të jetë kushtetuese, dhe jo me dy standarte. Sulmet ndaj gjyqësorit që shpesh vijnë nga segmente të poltikës, duhet të behen me fakte, ndërsa ata që sulmojnë duhet të penalizohen në rast të kundërt. “Kushdo që deklaron që X apo Y natyrisht duhet të filloje edhe ndjekja penale ndaj tyre sepse është moskallëzim krimi. Nëqoftëse ka një fakt duhet ta deklaroje në organet kopetente në të kundërt duhet të mbaje përgjegjësi” theksoi më tej kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Erjon Bami.

Sicred