KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarët e FIFA-s, seminar për sistemin VAR
Gjyqtarët e FIFA-s, seminar për sistemin VAR

Gjyqtarët e FIFA-s, seminar për sistemin VAR

Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga fillimi i botërorit të rusisë, sektori i gjyqtarëve pranë FIFA-s, ka organizuar një seminar me gjyqtarët që do të jenë në këtë veprimtari ndërkombëtare. Ata janë trajnuar kryesisht për sistemin VAR. Seminari është drejtuar nga Pierluigi Collina, kryetar i komisionit të arbitrave në FIFA. “Kemi që nga nëntori 2016, që kemi filluar përgatitjet me zyrtarët e ndeshjeve për të operuar me sistemin VAR. Qëllimi i tij është të shmangë gabime të mëdha në fushën e lojës. Pra nuk kemi si qëllim që gjyqtari të rrijë gjatë gjithë kohës së ndeshjes duke përdorur teknologjinë”. Edhe gjyqtari holandez Björn Kipers, ka pranuar se VAR është një gjë e mirë dhe ndihmon që të loja të shkojë sa më mirë. Madje I ndihmon edhe vetë gjyqtarët që të mos bëjnë gabime. “Nëse unë jam në mëdyshje për një vendim gjatë ndeshjes, ose kam dhënë ndonjë vendim të gabuar dhe VAR më bën thirrje për ta rishikuar episodin atëherë mua më duhet ta ndryshoj vendimin tim, dhe kjo është një ndihmë e madhe. Këtë nuk duhet ta shohim negativisht, por duhet të shohim një dritë shumë pozitive, sepse nuk ka të bëjë me gjyqtarin, por me vendimet”. Gjyqtarët kanë parë në monitor raste të ndryshme në ndeshjet e mëparshme të cilat kanë qenë objekt i diskutimeve të mëdha, madje kanë qenë edhe vendimtare në rezultatet e ndeshjeve.

Sicred