KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarët dhe Idrizi për ndeshjen Flamurtari-Vllaznia
Gjyqtarët dhe Idrizi për ndeshjen Flamurtari-Vllaznia

Gjyqtarët dhe Idrizi për ndeshjen Flamurtari-Vllaznia

Dhuna e ushtruar në stadiumin e Vlorës në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ku gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes pretendojnë se janë goditur nga persona pranë administratorit të klubit dhe nën shoqërinë e tij, ka qenë në fokus të Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp, kjo Shoqatë e denoncon me forcë këtë ngjarje, sipas saj, “të shëmtuar dhe shumë të rëndë”, e cila vjen pas një presioni në rritje javë pas jave ndaj gjyqtarëve në fushat e futbollit, dhe jashtë tyre. “Ne kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes në Vlorë nga ana e autoriteteve përkatëse për të identifikuar dhe shpënë përpara përgjegjësisë personat që goditën gjyqtarin Ilir Tartari dhe zyrtarët e ndeshjes, – thuhet në deklaratën në fjalë, e cila më tej vijon: “Këto akte aspak civile dhe tepër të dënueshme kërkojnë ndëshkim, jo vetëm nga drejtësia sportive. Asnjë gjë nuk mund të përligjë kurrsesi përdorimin e dhunës kundrejt gjyqtarëve e kujtdo në një mjedis sportiv. Presioni i vazhdueshëm psikologjik ndaj gjyqtarëve këtë radhë në Vlorë degradoi në dhunë fizike dhe ky rast ekstrem kërkon ndëshkim maksimal për ideatorët dhe autorët e tyre”, – përfundon deklarata  Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Shqipërisë. Ndërkohë, administratori i klubit vlonjat, Shpëtim Idrizi, ka bërë thirrje që Shoqata të reflektojë edhe mbi sjelljen dhe paraqitjen e anëtarëve të saj në fushat e futbollit. Takimi Flamurtari-Vllaznia u mbyll në barazim 1-1.

Sicred