KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, jep dorëheqje nga gjykimi bashkëshortja e heroit
Gjykatesja Fatmira Hajdari

Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, jep dorëheqje nga gjykimi bashkëshortja e heroit

Ngec sërish procesi i rigjykimit të Izet Haxhisë i akuzuar dhe dënuar për vrasjen e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari më 12 shtatorin e 1998. Kjo pasi gjyqtarja Fatmira Hajdari, bashkëshorte e heroit dha dorëheqje, ndonëse shorti e kishte përzgjedhur në trupën gjykuese bashkë me Shkëlqim Mustafën dhe Andi Civicin. Por dorëheqja e Fatmira Hajdarit duket se nuk do jetë e fundit. Burime të besueshme thonë për RTSH se drejt dorëheqies është edhe trupa e re e përbërë nga Valdete Hoxha dhe Genti Shala e Astrit Haxhialushi. Vendimi, nëse do pranohet apo jo dorëheqja, do të merret brenda datës 15 shtator. Ndaj Izet Haxhisë, ish roje personale e ish presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha, ka një dënim me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Por Haxhia ka hedhur poshtë shumë akuza ndaj tij.

Sicred