KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqi për David Qosen, zbardhet ekspertiza

Gjyqi për David Qosen, zbardhet ekspertiza

David Qosja, personazhi i cili arriti të bëjë terror lufte për të mos rënë në duart e policisë së Lezhës, rrezikon burgimin e përjetshëm. Një seancë përpara së prokurori i çështjes Blerim Tominaj, të kërkojë dënimin kapital për vrasësin e një efektivi të FNSH-ës, në sallë është dorëzuar akt-ekspertimi mjeko ligjorë që verton se ky person ka qënë i përgjegjshëm për krimin e kryer. Raporti mjeko-ligjor, fundos David Qosaj, autorin e vrasjes së një efektivi të FNSH. Tre mjekët psikiatër Lefter Sinani, Irenda Thoma dhe Fatbardha Muslimaj, kanë referuar konkluzionet përfundimtare të gjëndjes psikike të të pandehurit David Qosaj, duke e cilësuar atë si të përgjegjshëm për vrasjen. Ata kanë arritur në konkluzionin se “ David Qosja në kohën e kryerjes së veprës penale, ka vuajtur nga çrregullime të përsonalitetit Skizotipal, dhe se ky çrregullim ka ndikuar në kryerjen e vrasjes, duke ulur ekulibrin psikik, por nuk e përjashton atë përgjegjshëmeria e kryerjes së krimit”. “Eshtë i përgjegjshëm, nuk vuan nga çrregullimet mendore”- thuhet në ekspertizën mjeko – ligjore, e cila do të detyrojë gjykatën të shprehet me vendim kapital, atë të dënimit me burgim të përjetshëm për të pandehurin” – thuhet në konkluzionet e raportit. Një vit më parë, 2 shtator 2016, David Qosaj, qëlloi mbi policinë duke lënë të vrarë një punonjës të FNSH-ës, gjatë aksionit për kapjen e tij. Ngjarja mori përmasa terrorri, kur mes tij dhe forcave të ndëryrjes së shpejt pati shkëmbim zjarri, duke krijuar një terror të vërtet në fshatin e Torovicës në Lezhë, ku i pandehuri qëndronte i izoluar prej muajsh në banesën e tij. Alibia e tij e vetme pas arrestimit ishte se vuante nga çrregullimet mendore dhe se nuk ishte i përgjegjshem për çfarë kishte bërë dhe vrarë.

Sicred