KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqi i kuksianëve, Basha: Arritje e protestës qytetare, por beteja do të vazhdojë!
Gjyqi i kuksianëve, Basha: Arritje e protestës qytetare, por beteja do të vazhdojë!

Gjyqi i kuksianëve, Basha: Arritje e protestës qytetare, por beteja do të vazhdojë!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sapo u bë i ditur vendimi për lirimin e 7 të ndaluarve në protestat e dhunshme të “Rrugës së Kombit”. “Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve” shkruan zoti Bsha në Fejsbuk. Por sipas tij “… kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament”. “Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera”. Kreu i opozitës lajmëron se “protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë”. “Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.

Sicred