KRYEFAQJA » LAJME » Gjykim i shkurtuar për Tom Doshin dhe Mark Frrokun
Gjykim i shkurtuar për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Gjykim i shkurtuar për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Tre të pandehurit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami kërkuan nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, gjykim të shkurtuar duke pranuar vetëm aktet e Prokurorisë, por jo akuzën e kallëzimit të rremë. Sipas prokurores, tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi. Sipas akuzës, Frroku e ka prezantuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin. Pas dy javësh prokuroria do të përgatis konkluzionet përfundimtare për tre të pandehurit përpara gjyqtarit Bledar Abdullai.

Sicred