KRYEFAQJA » LAJME » Gjykatësja Xhoxhaj has vështirësi në KPK

Gjykatësja Xhoxhaj has vështirësi në KPK

Gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj është vënë në vështirësi në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas relatores Brunilda Bekteshi, nga hetimi administrativ i KPK rezulton se gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka mospërputhje të deklarimeve. “Ka mungese të ardhurave të ligjshme në vlerën 4 milionë lekë” tha relatorja Bekteshi.
Duke ju referuar kriterit profesional KPK vëren se ka pasur raste të vonesave të çështjeve dhe arsyetime me vonesë.
Sencën e ka ndjekur edhe Avokatja e Popullit Erinda Balanca e cila tha se gjykatësja i plotëson të gjitha kushtet në të gjitha komponentët.
Altina Xhoxhaj është e pesta në radhën e punonjësve të drejtësisë që po i nënshtrohet vetingut. Deri procesin e ka kaluar vetëm gjyqtarja Vitore Tusha, ndërsa dy gjyqtarë dhe një prokurore nuk kanë mundur.

Sicred