KRYEFAQJA » LAJME » Gjykatësja Andrea dënohet me 3 vjet shërbim prove
Gjykatësja Andrea dënohet me 3 vjet shërbim prove

Gjykatësja Andrea dënohet me 3 vjet shërbim prove

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea Gjykata është dënuar me tre vjet shërbim prove e akuzuar për korrupsion. Vendimi u tha të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Apelit. Në fakt Andrea u dënua me katër vjet heqje lirie nga pesë që kërkoi prokuroria, por ky dënim u konvertua në shërbim prove. Ish gjyqtarja u dënua gjithashtu me heqjen e së drejtës për të ushtruar detyrën si gjyqtare për 5 vjet.
Gjykata provoi se Andrea ishte përfshirë në një aferë korruptive për kthimin e një prone në Butrint, një zonë e rëndësishme arkeologjike dhe turistike e mbrojtur nga UNESKO, kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh. Por ish gjykatësja e ka konsideruar veten të pafajshme.
Në këtë aferë ishte përfshirë dhe bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, një ish zyrtar i lartë i parlamentit. Ai u dënua me një vit burg nga pesë që kishte kërkuar prokuroria.
Gjykata vendosi gjithashtu 1.6 vite burg për Petraq Gashin, Ilia Cabirin 1.6 vite burg dhe Eleni Lino 1 vit burg, persona këta të përfshirë në aferë. Vendimi i dhënë është i formës së prerë, dhe të dënuarit nuk kanë të drejtë apelimi.

Sicred