KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Kushtetuese, plotësimi i vendeve bosh do të marri kohë
“Vettingu”, të hënën një tjetër gjykatës kushtetues në shqyrtim

Gjykata Kushtetuese, plotësimi i vendeve bosh do të marri kohë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka administruar zyrtarisht kandidaturat që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese, e cila që pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo, po kalon një situatë të pazakontë. Gjykata më e rëndësishme e vendit ka mbetur me 5 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.
Kushtetuta e re detyron KED, që të administrojë kandidaturat për gjyqtarë kushtetues dhe ti rendisë ata sipas meritës që kanë në profesion, në pastërtinë financiare dhe administrative.
Por nga KED mësohet se deri tani vetëm ka administruar emrat që janë dorëzuar nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi.
Më shumë se 50 kandidatura kanë paraqitur interes për të qenë gjyqtarë kushtetues në vend të Vladimir Kristos që i ka mbaruar mandati, Besnik Imerajt që u dorëhoq, Fatos Lulos që u shkarkua dhe Sokol Berberit që gjithashtu i ka mbaruar mandati, prej më shumë se një viti.
KED që punon pranë Gjykatës së Lartë duhet të listojë kandidatët pas verifikimeve dhe i takon me pas presidentit, Kuvendit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të zgjedhin ndër tre kandidatët e parë që marrin pikët maksimale. Në rastin e parlamentit deputetet duhet të gjejnë konsensus me 84 vota për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Por duket se zëvëndësimi do të marrë më shumë kohë se çfarë ishte menduar në fillim, edhe për shkak se kandidatët duhet të kalojnë më parë kontrollin e organeve të vettingut.

Sicred