KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Supreme Britanike vendim në favor të shqiptarëve
Gjykata Supreme Britanike vendim në favor të shqiptarëve

Gjykata Supreme Britanike vendim në favor të shqiptarëve

 

Gjykata Supreme Britanike, ka hedhur poshtë urdhërat e Ministrisë së Brendshme Britanike të vitit 2013-të, sipas të cilave në menyre automatike u hiqej shtetësia britanike dy shtetasve shqiptarë për shkak se ishin regjistruar si shtetas të Kosovës. Gjykata ka konfirmuar se ata janë shtetas britanike me identitetin e tyre shqiptar. Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, siç janë femijet e tyre, duhet të qëndrojnë shtetas britanikë.
Lajmi merr një rëndësi të veçantë pasi avokati i çështjes ka qenë shqiptari Naim Hasani. Zoti Hasani i cili është dhe kryetar i PD dega Londër, ja ka bërë të ditur këtë lajm kreut të PD Lulzim Basha. Ky i fundit e ka konsideruar një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore. Në vitet e konfliktit në Kosovë, shumë shtetas shqiptarë përfituan nga lehtësirat që shteti britanik u krijoji refugjatëve kosovarë dhe u regjistruan si shtetas nga Kosova që ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të dhunës dhe represionit serb. Që nga ajo kohë kanë kaluar afro dy dekada dhe shumë prej shqiptarëve kanë filluar një jetë të re dhe integruar në Britaninë e Madhe.

Sicred