KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata sekuestron aksionet e gruas së deputetit socialist
Gykata e Lartë: Jo sekuestrimit të pasurisë së deputetit Peza

Gjykata sekuestron aksionet e gruas së deputetit socialist

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për sekuestrimin preventiv  ndaj aksioneve të zotëruara nga bashkëshortja e deputetit aktual socialist Alfred Peza në një bankë private. Kërkesa e prokurorisë bën fjalë për 1 për qind të aksioneve të bankës, ose 113 milionë lekë të regjistruar në emër të shtetases Mirela Ndini.  Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të rinj. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të rinj. Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të rinj, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura. Nisur nga të gjitha këto, organi i akuzës ia kishte përcjellë hetimin Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila regjistroi procedimin penal për hetim pasuror në bazë të ligjit “Antimafia”. Në reagimin e tij zoti Peza tha se hetimi ndaj tij ishte i paprecedent pasi po hetohej si gazetar dhe jo si deputet. Ai tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë për hetimet .

Sicred