KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjykata rikthen lejet e guroreve, ministri Klosi: Vendim me hije të forta korruptive
Gjykata rikthen lejet e guroreve, ministri Klosi: Vendim me hije të forta korruptive

Gjykata rikthen lejet e guroreve, ministri Klosi: Vendim me hije të forta korruptive

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pezulloi pak kohë më parë lejet mjedisore të 9 guroreve në Malin e Tomorrit, duke iu hequr të drejtën e aktivitetit, por gjykata e Vlorës ka rikthyer lejet për dy prej tyre, ndërkohë që sipas ministrit Bledi Klosi të gjitha pa përjashtim ishin në shkelje të rënda në kundërshtim me ligin, duke nxjerrë përfitime financiare në kurriz të malit, qytetarëve që flinin e zgjoheshin me tymin e bardhë të gurëve dhe turizmit të siteve historike dhe kulturore të zonës. “Pezullimi dhe revokimi i lejeve mjedisore për këtë aktivitet që kishtë shkaktuar as më shumë e as më pak, por një një katastrofë të vërtetë natyrore, u mor në zbatim të plotë të ligjit. Dy shkeljet më të rënda të konstatura ishin: ndryshimi I koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilimin e zonës së gërmuar.
Asnjë prej këtyre bisneseve, nuk kishte sistemuar zonën e gërmuar, duke e mbushur me dhe, dhe duke gjelbëruar, siç ligji e kërkon, për çdo pemë të prerë, duhet të mbillen tre të tjera” tha zoti Klosi.
Por gjykata ka mbrojtur bizneset. ” Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin proces gjyqësor, me të njëjtin objekt ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve ( të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundështuar revokimin e lejes mjedisore” komentoi ministri Klosi. “Përse dy guroreve, ju është dhënë e drejta të rifillojnë punën, dhe për 7 të tjera, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin objekt ankimimi, gjykata rrëzuar kërkesën e tyre? Pikëpyetja tjetër edhe më e rëndë është: Si ka mundësi që për këtë subjekt , ku duket qartë ndryshimi i koordinatave, gjykata i ka dhënë të drejtë të vijojë bisnesin barbar të gërryerjes së Malit të Tomorrit?” pyeti ministri. Sipas tij “Asgjë më shumë se interesat abuzivë dhe korruptiv, të gjykatave dhe gjykatësve që në përpëlitjen e fundit përpara zbatimit të plotë të vettingut, janë duke bërë dëmet e fundit kundër shtetit dhe interesave qytetare”.
Por ministri garanton: “Unë jam këtu për ti siguruar, aletët tanë më të mëdhenj në këtë betejë: qytetarët, se: angazhimi ynë  në interesin e tuaj për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit, do të vijojë. Dua të ndaj me ju gjithashtu edhe nismën tonë më të fundit, për ta vendosur Malin e Tomorrit, në listën e zonave të mbrojtura. Kërkesa është depozituar tashmë në Këshillin e Ministrave, dhe pritet miratimi i saj brenda pak ditësh. Pas Luginës së Zagorisë që miratuam pak kohë më parë, Mali i Tomorrit me vlera historike dhe natyrore, do të zgjerohet zona e mbrojtura, si Park Kombëtar”. E njëjta nismë do të ndërrmerret shumë shpejt edhe për Malin e Krujës si peisazh natyror i mbrojtur, që po ashtu për vite me rradhë është gërryer në mënyrë barbare, me sigurinë se edhe nëse e pezullojnë institucionet, janë gjykatat që mbajnë në këmbë një sistem abuzimi kundër mjedisit, tha ministri i turizmit dhe mjedisit Bledi Klosi.

Sicred