KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Gjykata lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Në këtë seancë Sajmir Tahiri kundërshtoi çdo provë dhe fakt që e implikojnë atë në favorizimin dhe ndërmjetësimin e grupit Habilaj në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërsa prokurori i çështjes përveç se argumentoi se ka prova për lidhjet e tij, paraqiti për administrim edhe dy prova të reja që sipas akuzës, vërtetojnë se edhe Policia e Shtetit ka qënë e emëruar dhe në dispozicion të ish ministrit dhe grupit të trafikantëve. Në cilësinë e provës gjykata administroi në fashikujt e dosjes, regjistrin e Postës kufitare në Dhërmi si dhe praktikën e drejtorisë së përgjitshme të policisë për emërimin dhe transferimin e Sokol Bares. Sipas Hajdarmatajt, pritet që shumë persona të tjerë të cilët po merren në pyetje, të jenë pjesë e hetimit, duke lënë të kuptohet se do të ketë arrestime të tjera për këtë çështje. Tahiri kundërshtoi me tone të larta se ai është person që kërkon ti fshihet drejtësisë, duke mohuar çdo aludim se ai mund të largohet nga vendi. Sipas tij ai ka qënë me pushime me rrethin e tij shoqërorë dhe familjarë duke formuar një grup familjarë dhe jo një grup të strukturuar kriminal. Në lidhje me emërimin e drejtorit të postës së Dhërmiut për 3 vite në këtë detyrë, prokurori Hajdarmataj hodhi batuten se ai ka qëndruar më shumë se vet ai në këtë detyrë.