KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata lë në burg Dashamir Xhiken dhe dy ish-drejtuesit e tjerë
Ish drejtori i rrugëve nga paraburgimi kalon në arrest shtëpie

Gjykata lë në burg Dashamir Xhiken dhe dy ish-drejtuesit e tjerë

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika u la në burg, edhe nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës me tenderat e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Në burg u lanë edhe dy ish-drejtuesit e menaxhimit të projektit të rrugës, Aksel Qurduka dhe Albens Alite, të arrestuar javën që shkoi. Dëmi për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan llogaritet 54 milionë dollarë nga një auditit i Ministrisë së Energjetikës, përfunduar në dhjetor të vitit të shkuar. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata “arrest me burg” për tre ish-zyrtarët.

Sicred