KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata lë në burg Avdulajn dhe Kupen, akuzohen për grabitjen

Gjykata lë në burg Avdulajn dhe Kupen, akuzohen për grabitjen

Gjykata ka lënë në burg, dy autorët e tjerë të dyshuar të grabitjes së makinave të blinduara që transportonin 3. 2 milionë dollarë rrugës për në Rinas. I pari që u njoh me akuzën e prokurorisë dhe masën e sigurisë ishte Neim Avdulaj. Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi ta zhvillojë atë me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit të hetimit si dhe për arsye sigurie. Gjatë seancës i pandehuri Avdulaj, ka pranuar disa episode, për të cilat akuzohet, por ndërhyrja e avokati e ka ndaluar të jap shpjegime në këtë fazë hetimi. Mësohet se ky ka qënë përsoni i cili ka bërë dhe survejimin e automjeteve të blindura me para që transportoheshin drejt rinasit. Nga përgjimet rezulton se ai ka informuar grupin e armatorus se “vajza doli”. Ernest Kupa, ka mohuar çdo akuzë, duke deklaruar se nuk ka lidhje as me ngjarjen dhe as me Ilir Kupen. Sipas tij thjesht ata mbajnë të njëjtin mbiemër. Katër nga gjashtë të arrestuar si të dyshuar për dy episode grabitjesh me armë të parave gjatë transportit në Rinas, janë në burg. Vetëm një prej tyre ka pranuar të rrëfej të dhëna, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Sicred