KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Lartë, vettingu shkarkon një tjetër anëtar
Vetingu, në dyshim e ardhmja e gjyqtarit të Gërdecit

Gjykata Lartë, vettingu shkarkon një tjetër anëtar

Një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga detyra nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit, bëri të ditur të mërkurën ky komision. Një ditë më parë u ngritën hije dyshimi për mënyrën se si anëtari i Gjykatës së Lartë ka blerë një vile në një zonë rezidenciale të njohur në Tiranë. Sipas deklarimeve Zeneli kishte siguruar rreth 50 milionë lekë të reja pasuri. Pasuria është vënë nga paga e bashkëshortes në pjesën më të madhe, të ardhurat si gjyqtar dhe të ardhura nga qiratë.
Por duket se ajo që e ka penalizuar anëtarin e Gjykatës së Lartë, ishte revokimi në fillim të vitit 2017 i vizës për të udhëtuar në SHBA.

Po sot dy trupa të tjera gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmuan në detyrë dy kandidate të tjera, për qeveritë e ardhshme të gjyqësorit. Mund të vijojë karrierën gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda Nertina Kosova, e cila është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Vendimi pozitiv u dha edhe prokuroren e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari. Zonja Sevdari është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatet e konfirmuara dolën një ditë më parë në seanca dëgjimore dhe rezultuan të pastra në financa dhe figurë morale e profesionale.

Sicred