KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Kushtetuese, shtatë kandidatë për një vend
Gjykata Kushtetuese, shtatë kandidatë për një vend

Gjykata Kushtetuese, shtatë kandidatë për një vend

Parlamenti shqiptar ka publikuar e emrat e shtatë kandidatëve të cilët synojnë të zënë vendin e lënë bosh nga ish gjykatësi Fatos Lulo në Gjykatën Kushtetuese. Lulo ishte i pari që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me nisjen e procesit të vetingut. Mes emrave të tyre bie në sy ai i ish ministrit të drejtësisë Ilir Panda dhe ish prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku. Dokumentacioni përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tashmë mbetet të mësohet se si do ta kalojnë këta kandidatë procesin e vetingut. Gjykata Kushtetuese ka aktualisht vetëm dy anëtarë nga 9 që duhet të ketë sipas ligjit dhe është praktikisht jashtë funksionit.

Sicred