KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Kushtetuese shkarkon Roshin, priten zgjedhje të reja në Bashkinë e Kavajës
Gjykata Kushtetuese shkarkon Roshin, priten zgjedhje të reja në Bashkinë e Kavajës

Gjykata Kushtetuese shkarkon Roshin, priten zgjedhje të reja në Bashkinë e Kavajës

Nga enjtja më 23 mars, presidenti Bujar Nishani ka 48 orë afat për të dekretuar datën e zgjedhjeve në Kavajë, pas shkarkimit të ish kryebashkiakut Elvis Roshi i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin prej 11 faqesh për shkarkimin e Roshit nga detyra. Gjykata Kushtetuese ka argumentuar përse vendimi i KQZ-së dhe ai i Këshillit të Ministrave për shkarkimin është kushtetues. “Gjykata duke vlerësuar rrethanat konkrete të çështjes konstaton se përfundimi i mandatit të kërkuesit si kryetar i Bashkisë Kavajë nuk ka ardhur si pasojë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave , por si pasojë e vendimmarrjes së KQZ-së. Për këtë arsye, Gjykata çmon se pretendimet e kërkuesit për kundërshtimin e vendimit të KM-së nuk bien në rrethin e çështjeve të parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës dhe si të tilla nuk mund të shqyrtohen nga kjo Gjykatë” bëhet e ditur në pikën 18 të argumentimit. Kundër Elvis Roshit kanë votuar 8 gjyqtarët e trupit gjykues.
Në 7 mars Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e Elvis Roshit për të rifituar mandatin e tij si kryebashkiak i Kavajës. Avokatët e Roshit Theodhori Sollaku dhe Viktor Gumi kërkuan gjithashtu rrëzimin e një sërë nenesh të ligjit të dekriminalizimit pavarësisht vendimit për kushtetutshmërinë e tij, por dhe shfuqizimin e vendimit të KQZ-së që i ndërpreu mandatin dhe të atij të kryeministrit për shkarkimin nga posti i kreybashkiakut. Zbardhja e këtij vendimi çon në zgjedhje të parakohshme njësinë bashkiake të Kavajës të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Sicred