KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjykata indiane: Marrëdhëniet seksuale mes personave të së njëjtës gjini nuk do të jetë më vepër penale

Gjykata indiane: Marrëdhëniet seksuale mes personave të së njëjtës gjini nuk do të jetë më vepër penale

Gjykata supreme e Indisë ka vendosur që marrëdhëniet seksuale mes personave të së njëjtës gjini nuk do të jetë më vepër penale në vend. Ky vendim i gjykatës rrëzoi një vendim që ajo pati marrë në vitit 2013 sipas të cilit mbahej ligji i kohës kur india ishte koloni, i quajtur neni 377, që parashikonte se marrëdhëniet homoseksuale ishin një vepër penale jo e natyrshme. Ky ishte edhe një nga ligjet më të vjetra në botë që i konsideronin vepër penale këto lloj marrëdhëniesh, dhe në vend ka patur shumë kërkesa që ai të rrëzohej. Ligji në fjalë ishte rrëzuar një herë në gjykatën e lartë të Delhit në vitin 2009, por ai hyri sërish në fuqi nga gjykata supreme në vitin 2013, pasi disa grupe politike, sociale dhe fetare kërkuan me peticion rivendosjen e tij. Megjithëse opinion publik në qytetet më të mëdha të Indisë ka qenë në favor të abrogimit të ligjit, sërish ekziston një kundërshti e fortë sidomos nga grupet fetare dhe komunitet konsdervatore rurale. Por vendimi më i fundit i gjykatës më të lartë të vendit nuk mund të sfidohet më dhe kjo përbën një fitore të madhe për komunitetin LGBT të Indisë.

Sicred