KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjykata Europiane e Drejtësisë për Brexit

Gjykata Europiane e Drejtësisë për Brexit

Pas një çështjeje ligjore të ngritur nga politikanë britanikë që janë kundër largimit të vendit të tyre nga Bashkimi Europian, Gjykata Europiane e Drejtësisë u shpreh këtë të hënë se Britania e Madhe mund ta anullojë Breksit pa marrë më parë lejen e 27 vendeve të tjera anëtare. Gjykatësit europianë deklaruan se anullimi mund të bëhet pa ndryshuar kushttet e anëtarësimit të Britnaisë në bllokun europian. Grup politikanësh kundër daljes së britanisë nga Bashkimi Europian argumentuan se britania mund ta ndalonte në mënyrë të njënashme procesin e Breksit, por ata u kundërshtuan nga qeveria dhe Bashkimi Europian. Një zyrtar i lartë i gjykatës, dhe pikërisht avokati i përgjithshëm, ishte shprehur se javën e shkuar Britania mund të ndryshonte mendje përsa i përket largimit. Mendimi i tij nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm por gjykata ka tendencën të ndjekë këshillën e tij në shumicën e rasteve që gjykon. Në një deklaratë të publikuar këtë të hënë, gjykata europiane e drejtësisë bëri të ditur se aftësia e një vendi anëtarë ëpr të ndryshuar mendje pasi i thotë BE-së se do të largohet ishte e vlefshme përsa kohë marrëveshja për tërheqjen nuk kishte hyrë në fuqi ose brenda një periudhe dyvjecare pasi vendi në fjalë njofton bllokun se po largohet. Por gjykata gjithashtu u shpreh se vendimi duhet të pasojë një proces demokratik, që në rastin e Britnanisë së Madhe, një gjë e tillë duhet të miratohet nga Parlamenti. Vendi anëtarë më pas duhet t’i shkruajë BE-së për ta njoftuar për vendimin. Gjykata europiane gjihashtu shtoi se vendimi që ka marrë për këtë rast synonte t’i qartësonte deputetët britnaikë për opsionet e mundhsme, para se marrëveshja e kryeministres britanike Tereza Mei për Brexit të votohet të martën në parlament.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com