KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Lartë pezull për shkak të reformes

Gjykata e Lartë pezull për shkak të reformes

Zbatimi i reformes në drejtësi po prek afatin fundor të nisjes në praktikë. Përveç Organeve të reja të Vettingut që kanë nisur nga puna, asnjë nga institucionet e tjera gjyqësore nuk është ngritur, madje as nuk ka kapërcyer fazën detyruese përzgjedhëse të Kuvendit. I tillë është rasti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, prej të cilit varen emërimet e reja në gjykatat e vendit. Rasti e solli që një ditë më parë, Gjykata e Lartë njoftoi mbarimin e mandatit të 5 gjyqtarëve, për zëvëndësimin e të cilëve do të duhet të vendose Presidenti i ri Ilir Meta, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Rastësia sjell që Gjykata supreme e vendit do të duhet të rinovoje përbërjen e saj në mënyrë të konsiderueshme dhe Reforma në drejtësi u jep mundësi kandidatëve me rekorde të pastra profesionale dhe financiare, ta konsiderojnë shansin për të qënë pjesë e gjykatës së lartë të vendit. Kësaj here kandidatët për gjyqtarë të gjykatës së lartë do të jenë të parët që do të provojnë në kurriz edhe testimin e organeve të reja të vettingut. Pa çertifikatën e pastërsisë morale dhe financiare askush nuk do të mund ta preke ëndrrën për karrierë në gjyqësor. Një gjë është e sigurtë, se ata që do të zëvëndësojnë pesë gjyqtarët e larguar një ditë më parë nga Gjykata e Lartë nuk do të jenë me në dorë të politikes për tu zgjedhur, por fatin e tyre do ta dekretoje Ilir Meta pas bekimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili gjithashtu do të përbëhet nga njerëz me rekorde të pastra financiare dhe morale.

Sicred