KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Lartë njofton: Dy gjyqtarë aplikojnë për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor
Gjykata e Lartë njofton: Dy gjyqtarë aplikojnë për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjykata e Lartë njofton: Dy gjyqtarë aplikojnë për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjykata e Lartë njoftoi sot pasdite, se kanë aplikuar për të qenë kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dy gjyqtarë apeli nga gjykatat e rretheve. Ata janë Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë dhe Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër. Vetëm njëri nga dy kandidatët do t’ i nënshtrohet menjëherë Vetting-ut me përparësi dhe ky do të jetë Luan Dervishi. Brikena Ukperaj e ka përfunduar me sukses Vetting-un gjatë muajit korrik. Dy kandidatët do të zëvendësojnë në garën për KLGJ, ish gjyqtarin e Apelit të Durrësit Besim Trezhnjeva i cili u shkarkua në mes të pranverës për probleme të forta me pasuritë e tij. Kontrolli i të gjithë kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor ka përfunduar, tanimë do të pritet edhe Vettingu i gjyqtarit të Shkodrës Dervishi, që të nisë një fazë e re e procesit të reformës në drejtësi që lidhet me ngritjen zyrtare të KLGJ. Situata nuk është kaq optimiste për Këshillin e Prokurorisë pasi lista prioritare e Vetting-ut ka ende kandidatë pa filtruar.

Sicred