KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Lartë në vështirësi, 4 gjyqtarë deklarojnë mbarimin e mandatit dhe largohen
Gjykata e Lartë në vështirësi, 4 gjyqtarë deklarojnë mbarimin e mandatit dhe largohen

Gjykata e Lartë në vështirësi, 4 gjyqtarë deklarojnë mbarimin e mandatit dhe largohen

4 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë kanë dorëzuar mandatin e tyre, pas plotësimit të mandatit 9 vjeçar të aktivitetit të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga vetë gjykata. Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarëve e kanë bërë Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani dhe Andi Çeliku. Kryetari i Gjykatës së Lartë, ka njoftuar Presidentin e Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vendimmarrjen e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë lidhur me mbarimin e mandatit të këtyre gjyqtarëve. Sipas ligjit gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Një prej gjyqtarëve, Andi Çeliku ka zgjedhur të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësim.
Ligji shqiptar parashikon që Gjykata e Lartë të ketë 19 anëtarë, por ajo ka për momentin 14 gjyqtarë, pasi disa janë larguar më parë. Dorëzimi i detyrës nga katër anëtarë, dhe proçedurat e shkarkimit që kanë nisur për gjyqtaren Majlinda Andrea për korrupsion, e zbret në 9 numrin e gjykatësve. Dhe deri në plotësimin e vendeve vakante nga institucionet e reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi, Gjykata e Lartë pritet të jetë seriozisht në vështirësi.

Sicred