KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjykata e Lartë e Spanjës thërret në seancë Puigdemont
Gjykata e Lartë e Spanjës thërret në seancë Puigdemont

Gjykata e Lartë e Spanjës thërret në seancë Puigdemont

Gjykata e Lartë e Spanjës ka thirrur liderin e shkarkuar katalan Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të qeverisë së tij që të paraqiten në një seancë gjatë javës. Gjykata gjithashtu i dha zyrtarëve tre ditë për të paguar një depozitë prej 6,2 milionë eurosh për të mbuluar detyrime të mundshme.
Thirrja e Gjykatës vjen pasi kryeprokurori i Spanjës deklaroi të hënën se ai do të ngrinte akuza ndaj udhëheqësve katalanas, përfshi këtu edhe akuzat për rebelim. Puigdemont ndodhet aktualisht në Belgjikë, së bashku me disa ish-ministra rajonalë, por ish-presidenti i Katalunjës deklaroi se ai nuk do të kërkonte azil politik atje.
Puigdemont nxiti një krizë në Spanjë pas organizimit të një referendumi për pavarësi në fillim të tetorit, pavarësisht kundërshtisë nga Madridi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli votimin të paligjshëm. Qeveria qëndrore e Spanjës tashmë ka marrë kontroll direkt të Katalunjës, ndërkohë që rajoni do t’i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme më 21 dhjetor.

Sicred