KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjykata e Lartë e Indisë për martesat me të mitur

Gjykata e Lartë e Indisë për martesat me të mitur

Gjykata e Lartë e Indisë ka shfuqizuar një klauzolë ligjore e cila lejonte burrat të kryenin marrëdhënie me bashkëshortet e tyre në moshë të mitur. Klauzola, pjesë e ligjit indian për marrëdhëniet seksuale me dhunë, parashikonte që një burrë dhe bashkëshortja e tij mund të kryenin marrëdhënie nëse gruaja ishte mbi moshën 15 vjec ndërkohë që mosha ligjore e pjekurisë në Indi është 18 vjec. Vendimi i gjykatës tashmë e konsideron një vepër kriminale marrëdhënien me bashkëshorten e mitur, Sipas gjykatës, vajzat nën moshën 18 vjec mund të ngrenë tashmë padi ndaj bashkëshortëve të tyre nëse ankohen pranë autoriteteve brenda një viti që nga momenti që ato detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale. Urdhri i gjykatës është mirëpritur nga aktivistet e të drejtave të grave, por zbatimi i tij shihet si i vështirë pasi në vend akoma janë të zakonshme martesat me të mitur.

Sicred