KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Gjirokastrës, masë arresti për vrasësit e Alket Muhos
Gjykata e Gjirokastrës, masë arresti për vrasësit e Alket Muhos

Gjykata e Gjirokastrës, masë arresti për vrasësit e Alket Muhos

Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën ‘arrest me burg’ për Hetem Muho 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç babë e bir të arrestuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho. Sipas informacionit të gazetarit tonë në gjykatë, të dy të akuzuarit hodhën poshtë akuzat duke pohuar se ndodheshin rastësisht në fshatin Rabije atë ditë. Mësohet se Hetem dhe Dino Muho kanë thënë pavarësisht konflikteve të mëparshme raportet me Alket Muhon kanë qenë të njëjta si banorët e tjerë të fshatit. Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba kater ditë më parë në fshatin Rabie të Memaliajt.

Sicred